Flash News

KRYESORE

Pranimi i 20 emigrantëve eritreas në Shqipëri, Rama: Nuk mund të rrinim spektatorë

Pranimi i 20 emigrantëve eritreas në Shqipëri, Rama: Nuk mund

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët sa i takon vendimit të qeverisë shqiptare për pranimin e refugjatëve të bllokuar në det në brigjet italiane.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk mund të rrinte indiferente përpara një shfaqjeje të turpshme, siç e quajti ai.

“I morëm emigrantët pasi nuk mund të rrinim spektatorë përpara një shfaqjeje të turpshme. Njerëz që janë larguar nga vendi i tyre u kthyen në të burgosur. Nuk e zgjidhim dot këtë problem, por në pozitën e dikujt që rri e shikon, bëmë atë që mundëm: dhamë ndihmë”, deklaroi Rama.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë konferencës së përbashkët me homologët e rajonit, në samitin që u mbajt në Durrës.

 

 

Të fundit