Flash News

KRYESORE

‘Pranoi dy rekomandimet e Bashës’/ Paloka-Ramës: Plotëso edhe pikën e tretë, hiqu oligarkëve 150 milion euro

Nënkryetari i PD-së Edi Pakoka, përmes një statusi në Facebook thotë se kryeministri Rama deri tani ka plotësuar dy nga pikat e propozuara nga kryedemokrati Basha lidhur me situatën pas tërmeteve në vend.

Paloka shkruan se tani kryeministrit i mbetet të plotësojë pikën e tretë, që sipas tij është: 150 milion eurot e oligarkëve ti anulojë dhe t’ua kalojë familjeve në nevojë.

Reagimi i Palokës

"Pranoi rekomandimin e Bashës për 500 inxhinierët", Paloka i kujton Ramës propozimin e fundit të kreut të PD: 150 milion eurot e destinuara për oligarkët të përdoren për rindërtimin pas termetit

Ja dhe rekomandimin e dyte te Lulzim Bashes e vuri ne zbatim , 500 inxhinieret i paska gjetur  per ti nxjerre ne terren.

Tani, nga tre pikat qe rekomandoi Basha ka mbetur vetem e treta ; 150 milion eurot qe ke parashikuar ne buxhet per 10 oligarke, kaloi per t’ju rikthyer jeten normale qindra mijera familjeve te demtuara e traumatizuara  dhe pastaj mund te marresh gjithe “meritat” .

Nje mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkeve dhe ja kalon shqiptareve qe kane mbetur rrugeve ne mes te dimrit. Ne fund te fundit parate qe ju ke grabitur po ju kthen...apo kjo pika e trete te dhemb shume? Te leshosh tek parate dhe pushteti per te lehtesuar sado pak jeten e shqiptareve, per ty eshte te kerkosh shume...?!

Të fundit