Flash News

KRYESORE

Pranoi mandatin, Artur Roshi: Kam bërë burg për PD

Pranoi mandatin, Artur Roshi: Kam bërë burg për PD

Artur Roshi, Kryetari i Ballit Kombëtar ka pranuar mandatin e deputetit. I ftuar në Fax Neës ai u shpreh se ka qenë që në fillim kundër djegies së mandateve.

Roshi shton se nuk ka hyrë në politikë për gjëra të vogla dhe se për PD ka bërë dhe burg.

“Unë që në fillim kam qenë kundër djegies së mandateve, edhe PD duhet të jetë më e hapur ndaj anëtarëve të vetë. Unë nuk hyj te njerëzit që hyj për gjëra të vogla në politikë, madje kam bërë 15 ditë burg për PD-në”, u shpreh Roshi.

Ai u shpreh se vota e lirë qëndron në themel të demokracive, dhe arsyeja se pse ai e pranoi mandatin nuk ka të bëjë me interesa personale. Kreu i Ballit tha më tej se ai nuk ishte pyetur nga PD-ja në kohën kur u mor vendimi për djegien e mandateve.

’Ne vendosëm që të bashkëpunonim me PD-në pasi ishim në kufijtë e mbijetesës, për të vijuar më tej filozofinë e Mid’hat Frashërit. Ne jemi në linjë më të përafërt me PD-në që është liberale. Vendimi që unë kam marrë i hap rrugën përpjekjeve të partive të vogla për t’i hapur rrugë votës së lirë. PD dhe PS nuk e dëshirojnë votën e lirë, unë dua të jap sadopak kountributin tim e prezencën në Kuvend.

Vota e lirë është kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët. Duhet të krijojmë referenca për një shoqëri të re demokratike, në mënyrë që ti jepet fund këtij tranzicioni. Nuk jam pyetur nga PD kur u mor vendimi për djegien e mandateve, dhe nuk jam konsultuar me ta as tani”, tha më tej ai.

Të fundit