Flash News

KRYESORE

Pranoi mandatin e deputetit, Adriatik Alimadhi: Pas 15 vitesh, mediat po tregojnë interes për Ballin Kombëtar

Pranoi mandatin e deputetit, Adriatik Alimadhi: Pas 15 vitesh, mediat po

Iu desh të dilte kundër vendimit të opozitës së bashkuar dhe të pranojë mandatin e deputetit, që Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar të tërheq vëmendjen e mediave pas 15 vitesh aktivitet politik.

Përpara se të hynte në sallën e Parlamentit, Alimadhi tha për gazetarët se mandati i deputetit që do të marrë sot do të jetë në shërbim të kauzës së Mid’hat Frashërit.

“Mandati i BK do të vihet në funksion të shqiptarëve, të kauzës së Mid’hat Frashërit. PD nuk i ka respektuar marrëveshjet. Jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë. Ballin Kombëtar nuk mund ta orientojë askush”, u shpreh Alimadhi.

Ai u shpreh i lumtur që më në fund kamerat dhe mikrofonat po drejtoheshin te përfaqësuesi i Ballit Kombëtar, pas 15 vitesh.

“Mandati do të jenë në dispozicion të kauzës kombëtare. Ju falënderoj që pas 15 vitesh tregoni interes  për Ballin Kombëtar”, tha Alimadhi.

Adriatik Alimadhi ishte pjesë e listës së Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Ai pranoi mandatin e deputetit pas vendimit të demokratëve për t’u larguar nga Parlamenti.

Të fundit