Flash News

KRYESORE

Pranoi mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzi: Amerikanët kanë të drejtë edhe kur nuk kanë të drejtë

Djegia e mandateve nga deputetët e opozitës ka hapur oreksin e ndonjë kandidati që nuk ka arritur të dal fitues në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.

I tillë është rasti i kryetarit të Partisë Konservatore,Kujtim Gjuzi. I pozicionuar i fundit në listën e PD-së, ai ka shprehur dëshirën të behet pjesë e ‘opozitës së re’, nëse i vjen rasti me argumentin se kështu dëshiron faktori ndërkombëtarë, BE-ja dhe Amerika.

Për të treguar devotshmërinë e tij ndaj Amerikës, Gjuzi ka publikuar edhe një opinion më 2 mars me titullin: “SHBA, Britania dhe NATO janë aleatët tanë strategjik”, në një gazetë të quajtur Alb-Kons. Mes rreshtave, Gjuzi shkon edhe me tej, kur thotë madje se ‘Amerikanët kanë të drejtë, edhe kur nuk kanë të drejtë’.

Opozita dogji mandatet e deputetëve si e vetmja rrugë e mbetur për të ndryshuar status-quon në vend, teksa kërkon një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, të afte të organizojë zgjedhje të lirë të ndershme.

I fundit në listën e Durrësit, Kujtim Gjuzi: Fola me ndërkombëtarët, nuk e dorëzoj mandatin

Të fundit