Flash News

KRYESORE

Pranoi mandatin e deputetit, kush është Edmond Rrushi, ish-drejtori që i shkaktoi 350 mijë $ dëm ekonomik QSUT-së

Pranoi mandatin e deputetit, kush është Edmond Rrushi, ish-drejtori

Sot, një tjetër kandidat nga radhët e listës së LSI pranoi mandatin e deputetit.

Edmond Abaz Rrushi renditej në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës dhe sot ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por, kush është Edmond Rrushi, një emër aspak i panjohur nëse kthehemi vetëm disa vite pas. Në 2014-ën ai kallëzohet në prokurori si ish-drejtori i QSUT, bashkë me 4 titullarë të tjerë punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaronte se 5 zyrtarët në QSUT kanë keqmenaxhuar fonde në vlerën 560 mijë dollarë duke shkaktuar dëm ekonomik në masën 350 mijë dollarë.

Auditi i kryer ka konstatuar disa shkelje mes të cilave 54 procedura prokurimi pa tender.

KLSH nënvizonte po ashtu se gjatë zbatimit të procedurës së prokurimit për “Mirëmbajtjen dhe riparimin e 1 rezonance manjetike dhe 3 Skanerave” janë kryer veprime të kundërligjshme, si pasojë e të cilave është prishur qëllimisht kontrata ekzistuese për mirëmbajtjen dhe riparimin e skanerit që QSUT kishte me një subjekt privat dhe është lidhur jashtë procedurave ligjore kontrata me një subjekt tjetër privat.

Formularët e vetëdeklarimit në KQZ i kanë dorëzuar edhe  Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi.  Ata  janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara për qarkun e Dibrës.

Të fundit