Flash News

KRYESORE

Pranoi mandatin e deputetit, Ligoraq Karamelo: Më kërcënuan me jetë në qendër të qytetit

Pranoi mandatin e deputetit, Ligoraq Karamelo: Më kërcënuan me

Ligoraq Karamelo, i cili pranoi mandatin e deputetit dhe u fut në Kuvend nga lista e PD-së thotë për median se e kanë kërcënuar. Ngjarja, sipas tij, ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës ku tre persona e kanë kërcënuar me jetë deputetin.

“Kam qenë duke dalë nga lokali kur u kërcënova. Tre personat tentuan të më godasin me quajtën tradhtar. Më kërcënuan me jetë me familje. Tentuan të më prekin dhe fizikisht”, është shprehur ai.

Më tej Karamelo shton para mediave se nuk do të tërhiqet nga mandati i deputetit përtej kërcënimeve.

"Dua të falënderoj organet e policisë të cilët reaguan në mënyrë të shpejtë. Kjo është një ngjarje e rëndë që më prek thellë dhe gjesin që bëhet, por nuk e ndryshon tërheqjen e mandatit përtej presioneve që më bëhen”, u shpreh më tej deputeti.

Të fundit