Flash News

KRYESORE

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjoni: Emri im nuk mund t’i shërbejë destabilizimit të vendit

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjoni: Emri im nuk mund t’i

Ralf Gjoni është kandidati i 8-të në radhët e LSI-së që ka pranuar mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

“Po! Konfirmoj se sot kam dorëzuar pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe, në varësi të vendimit të KQZ-së, kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës.

Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit, si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale, kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj agjendës euroatlantike të vendit, e të jem në krahun e drejtë të historisë”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni shprehet më tej se emri dhe integriteti i tij nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit.

Gjoni duket se ka kërkuar edhe ndihmën e raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, me të cilin pati një takim ditën kur eurodeputeti vizitoi Tiranën së bashku me një delegacion të PE.

Të fundit