Flash News

KRYESORE

Pranoi mandatin, gazetari-deputetes: Të flasësh për detyrim moral duhet të ishe në pozita të tjera

Pranoi mandatin, gazetari-deputetes: Të flasësh për detyrim moral

Aurora Mara, është një nga deputetët që thyen vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve.

E ftuar në emisionin ‘Kafein’, ajo ka treguar arsyet që e çuan në pranimin e mandatit, ndërsa renditej e dyta në listat zgjedhore 2017 në qarkun e Dibrës.

Mirëpo, duke u ndalur te arsyetimi i ‘detyrimit moral’, moderatori Flavio Qarri është ndalur, duke i qartësuar se këtë argument mund të përdorte nëse do ishte në pozitat e tre deputetëve që nuk pranuan të djegin mandatin si Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Lefter Koka, referuar nga sistemi aktual zgjedhor.

Mara: Është një mandat që më jep një përgjegjësi të madhe morale, ligjore, politike ndaj zgjedhësve të mi.

Gazetari: Të thuash moral, sikur më rreshket pak, duket e padrejtë ndaj partisë që ju vuri në listë, pasi duhet të ishit në pozitat e Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit dhe Lefter Kokës.

Mara: Kur përmendet aspekti moral kundrejt zgjedhësve, mund të them se secili ka njerëzit që e mbështesin, se unë jam mbështetur shumë nga populli i Matit në fushatën e 2017-ës.

Nuk do t’i futem llogarive matematike sot, por e kisha në aspektin moral që ta përfaqësoj në parlament, pavarësisht se si erdhën punët. Nuk paragjykoj njeri, mandati është individual, është autonom i deputetit, jam ndër ata që e mbaj.

Të fundit