Flash News

KRYESORE

Pranon Manastirliu: Burimet njerëzore në sistemin tonë shëndetësor janë të limituara

Pranon Manastirliu: Burimet njerëzore në sistemin tonë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pranon se sistemi ynë shëndetësor ka burime njerëzore të limituara.

Teksa njoftoi se nga sot do jenë 50 infermierë të rinj që bëhen pjesë e ekipeve mjekësore për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19, ministrja tha se ka ende kapacitete të lira për të mbështetur sistemin.

“Ajo që është më e rëndësishmja në këtë situatë janë burimet njerëzore. Në sistemin tonë shëndetësor janë të limituara. Sigurisht, ne kemi një rrjet vullnetarësh që në thirrjen e parë për t’ju bashkuar sistemit shëndetësor na janë përgjigjur dhe vijojnë të përgjigjen e kemi ende kapacitete të lira për të mbështetur sistemin, por kjo nuk do të thotë që ne jemi me kapacitete të pafundme”, u shpreh ministrja, e cila shtoi se po bëhen gati edhe ekipe të reja mjekësore për përballimin e situatës gjatë vjeshtë-dimrit.

Të fundit