Flash News

KRYESORE

Pranon të hyjë në zgjedhje, por Bindja Demokratike nuk ka ende një program elektoral

Pranon të hyjë në zgjedhje, por Bindja Demokratike nuk ka ende

Një nga themeluesit e ‘Bindjes Demokratike’, Arben Skënderi, është shprehur se partia nuk ka ende një program, pavarësisht se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit - nese organizohen. Në studion e emisionit ‘Ditari’ në A2 CNN, Skënderi shtoi se do të tentojnë të marrin vota të shtresave dhe njerëzve të papërfaqësuar.

“Platforma e detajuar është duke u punuar, sepse para se të vijmë me një platformë të shkruar dhe të detajuar duhen përypur të gjitha fenomenet e shoqërisë shqiptare dhe zgjidhjet që ne mendojnë t’i japim. Ajo që dua të them unë sot ështe nepermjet diskutimit me njerëzi të angazhuar nga afer ose jo ne partine tone, ne kemi menduar ti shfaqemi publikut me kete lloj identiteti për të përfaqësues këto njerez dhe shtresa që nuk e ndiejnë vetën të përfaqësuar”, sqaroi Skënderi.

Kordinator i Bindjes Demokratike është ish-deputeti Astrit Patozi, ndërsa themelues të tjerë janë Leonard Olli, Fabian Topollaj, Valbona Mezini e të tjerë.

Të fundit