Flash News

KRYESORE

Pranuan mandatin, Basha nga Durrësi: Shitblerja e deputetëve të “opozitës së re” si bagëti në tregun e Milotit

Pranuan mandatin, Basha nga Durrësi: Shitblerja e deputetëve të

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka komentuar qëndrimin e deputetëve të rinj, që pranuan mandatin me “opozitën e re” që shitet dhe blihet si bagëti në tregun e Milotit.

Nga Durrësi, ku zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit, Basha e cilësoi këtë fenomen si shenjë të qartë të degradimit të qeverisë ‘Rama’.

“Shikoni si e trajton parlamentin, si banjo publike, deputetët i trajton si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Miltot. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti se sa shitblerja e të ashtuquajturve deputetë të “opozitës së re” si të ishin bagëti? Ky sistem ka marrë fund. E vetmja vepër e Edi Ramës është largimi masiv i shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Po ashtu, Basha ‘shigjetoi’ edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin tha se e ka vendin në burg, pas publikimit të përgjimeve nga dosja 339.

“Dako e ka vendin në burg, sepse ajo dosje është prova ligjore se si ky njeri, bashkëpunëtori më i afërt i Ramës, bankomati i Ramës, është zbuluar para syve të shqiptarëve nga përgjimet e prokurorisë shqiptare. Dako shkatërroi pasurinë kombëtare. Prandaj paratë i investon për makina e shpenzime luksi. Njësoj si Rama, edhe Dako janë pengje të krimit dhe nuk e ka lidhur fatin me qytetarët”, tha Basha.

Të fundit