Flash News

KRYESORE

Pranverë protestash kundër Ramës, romët para kryeministrisë: Pse na shpërfill Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale?

Pranverë protestash kundër Ramës, romët para

Përfaqësues të organizatave rome kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë para kryeministrisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Romëve.

Përfaqësues të këtij komuniteti u shprehën të pakënaqur me ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, nga i cili ndihen të pambrojtur.

“Është shumë e vështirë për komunitetin romë që të gjejnë prova të diskriminimit. Kërkojmë përmirësimin e këtij ligji, bazuar në nevojat e identifikuara nga praktika e zbatimit të tij. Veçanërisht përmbysjen e barrës së provës dhe lënie e tij personit të paditur”, shprehet Manjola Veizi.

Në sheshin përpara Kryeministrisë gjithashtu ata kërkuan të dinë pse anashkalohen kërkesat e tyre nga Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke qenë se ekziston një strategji kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom.

“I kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të mundësojë nëpërmjet programeve të veçanta, kontroll të vazhdueshëm shëndetësor falas. Të zbatohet e drejta për gjuhën rome në shkollat fillore. Të sigurohen tekste shkollore falas”, tha Veizi.

Në fakt, as Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk kanë zhvilluar ndonjë aktivitet me rastin e kësaj dite.

Romët kërkojnë gjithashtu vëmendje për regjistrimin civil të tyre, kredi për sipërmarrësit rom dhe bursa për nxënësit rom në nevojë.

Të fundit