Flash News

KRYESORE

Prapaskena e Tevezit: Nuk e kisha mendjen te finalja me Juven

Prapaskena e Tevezit: Nuk e kisha mendjen te finalja me Juven

Carlos Tevez së fundmi ka zbuluar një detaj që ka ndodhur para finales së Champions League, Juventus-Barcelona, në vitin 2015. Atë natë bardhezinjtë u mundën 3-1 dhe argjentinasi luante në formacionin e bardhezinjve.

"Kam patur një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Agnelli. I thashë edhe se do të jepja maksimumin në fushë deri në fund të sezonit, pasi më tej do të kthehesha në Argjentinë te Boca Juniors. Ai ishte dakord me vendimin tim, por problemi ishte se nuk mund ta mbaja dot mendjen aty ku duhej. Mendoja vetëm te rikthimi im në shtëpi dhe nuk fokusohesha dot në finale. Dëshira ime ishte të shkoja në atdhe".

Kjo është deklarata e Tevezit, relativisht e rrallë në botën e futbollit. Lojtarët ëndërrojnë të gjithë të luajnë finalen e Champions League, kurse ai nuk e ka patur mendjen 100% aty...

Të fundit