Flash News

KRYESORE

Prapaskena: Griezmann refuzoi Messin, argjentinasi nuk ia fal

Prapaskena: Griezmann refuzoi Messin, argjentinasi nuk ia fal

Hatërmbetjet ndërmjet Lionel Messit dhe Antonie Griezmann nuk janë rastësore. Zanafilla e tyre është që prej vitit të kaluar. Merkatoja e verës së 2018 ishte shumë e nxehtë me kampionët e Spanjës që donin me patjetër ish-lojtarin e Atleticos, Griezmann.

Katalanasit tentuan aq shumë sa në një moment, Messi mori vetë në telefon Griezmannin. Ai i kërkoi t'u bashkohej atyre, ndërsa francezi refuzoi duke qëndruar në Madrid. Ish-agjenti i Griezmann, Eric Olhats ka konfirmuar diçka të tillë dhe mendon se aty kanë lindur problemet mes lojtarëve.

Vitin e kaluar, kur isha ende agjenti i Griezmann, Barcelona e kërkoi gjatë dhe e telefononte shumë herë për ta bindur. Në një moment e telefonoi edhe Messi, por ai nuk arriti ta bindë dhe Griezmann zgjodhi të vijonte me Atleticon. Një krim i madh, kur mbreti të thërret duhet të shkosh“, thekson ish-agjenti i kampionit të botës.

Të fundit