Flash News

KRYESORE

Prapaskena, Gudar Beqirajt ju premtua një post i ri në këmbim të dorëheqjes nga Akademia e Shkencave

Prapaskena, Gudar Beqirajt ju premtua një post i ri në këmbim

Pak ditë më parë Gudar Beqiraj paraqiti dorëheqjen nga posti i kryetarit të Akademisë së Shkencave. Një dorëheqje e papritur pasi vetë Beqiraj nuk e ushtroi asnjë ditë të vetme detyrën për shkak të mos dekretimit nga ana e Presidentit.

Por ajo që bëri më tepër zhurmë në gjithë procesin zgjedhor në të cilin u përfshi Akademia e Shkencave ishte përfshirja e kryeministrit Rama i cili vendosi të ndërpriste fondet për këtë institucion duke mos njohur kryetarin e ri.

Por, pas një takimi që zhvilloi me kreun e shtetit Ilir Meta, Gudar Beqiraj njoftoi largimin e tij nga drejtimi i Akademisë së Shkencave.

Por duket se ky vendim i tij është paraprirë ndaj një tjetër propozim. Beqiraj ju ofrua një post tjetër në këmbim të dorëheqjes nga posti i kreut të Akademisë së Shkencave. Ai është propozuar për anëtar bordi tek Instituti i Krimeve të Komunizimit. Gudar Beqiraj ishte sot në komisonin e Ligjeve ku ju përgjigj pyetjeve të deputetëve të këtij komisoni.

Të fundit