Flash News

KRYESORE

PRAPASKENA: Mourinho do Bale, ofertë e parezistueshme për Realin

PRAPASKENA: Mourinho do Bale, ofertë e parezistueshme për Realin

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho, po mendon të bëjë një goditje të madhe në merkaton e janarit. Ai do të kthejë në "shtëpi" Gareth Bale. Sulmuesi i Real Madrid-it nuk është i pashitshëm dhe madrilenët mund ta largojnë që në merkaton e janarit.

Oferta e Mourinhos duket e parefuzueshme, pasi do të ofrojë kartonin e Christian Erikssen dhe 30 milionë euro për lojtarin madrilen. Uellsiani nuk ka bindur as këtë sezon, pasi e nisi si titullar duke patur mbështetjen e Zidane, por nuk arriti të bindte.

30-vjeçari mund të dëshirojë largimin nga spanjollët, pasi në 7 vite në Spanjë nuk ka mësuar as gjuhën. Bale nuk është integruar asnjëherë plotësisht me ekipin madrilen. Ai nuk e mbajti dot rolin e liderit pas largimit të Cristiano Ronaldos.

 

Të fundit