Flash News

KRYESORE

Prapaskena/ Përplasja Rama-Top Channel për një post drejtori

Prapaskena/ Përplasja Rama-Top Channel për një post drejtori

Prej pesë ditësh Top Channel dhe kryeministri Edi Rama duket se janë në një luftë të hapur mes tyre. Gjatë kësaj jave, Top Channel ka transmetuar disa kronika të cilat kanë qenë një sulm i drejtëpërdrejt ndaj Ramës dhe qeverisë. Ndërkohë, kreu i qeverisë ju përgjigj dje Top Channel përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Por cila është arsyeja e kësaj krisjeje të marrëdhënieve mes tyre?

Tiranapost duke ju referuar burimeve të sigurta thonë se shkak për këtë është bërë Posta Shqiptare. Sipas portalit në fjalë, pronarja e “Top Channel”, Vjollca Hoxha ka kërkuar të emërojë njeriun e saj në krye të Postës, gjë që nuk ka ndodhur.

Në kreu të Postës Shqiptare u emërua Laert Duraj i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e listës së kandidatëtve për deputet të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër.

Të fundit