Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prapaskenat e Berlinit: Haradinaj i tha Merkel: 'a të hidhem nga ndërtesa?', dhe Ramës 'a më ha b.........'
Gazetari Berat Buzhala në një shkrim te gazetaExpress, përshkruan disa episode të Samitit të Berlinit ku, me ftesë të kancelaers Merkel ishin edhe krerët e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama, Thaçi dhe Haradinaj. Buzhala e ka ndërtuar shkrimin me nota ironie duke vënë në qendër të tij Baton Haxhiun të cilin e quan 'gazetarin shtetëror të Republikës së Kosovës'. Në një përzierje të fakteve me trillimet, botuesi i Express flet për dasitë ndërmjet shqiptarëve gjatë rrugës për në Berlin dhe gjatë takimeve atje, duke treguar se si Thaçi dhe Rama ishin munduar t'i mbushnin mendjen Haradinajt të hiqte taksën e vendosur kundër mallrave serbe.
E gjithë trysnia ka qenë mbi kryeministrin kosovar dhe, në një moment, shkruan Buzhala, Merkel e Makron e kanë marrë Haradinajn në ballkonin e ndërtesës ku po zhvillohej takimi. I mbështetur për mur kryeministri kosovar u ka thënë liderëve europianë "a doni të hidhem nga ndërtesa?'. Kjo ka qenë, me sa duket, mënyra e tij për të thënë se, më mirë të hidhej se të hiqte taksën.
Presion të madh, sipas Buzhalës ka ushtruar mbi Haradinajn sidomos kryeministri Rama:
"Në vend që ta ndihmonte, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte vendosur që ta godiste kolegun e tij nga Kosova, edhe në gjuhën angleze që ta kuptonin të gjithë, por edhe në gjuhën shqipe. Rama ishte kujdesur që sa herë i kishte thënë Haradinajt që ta hiqte taksën, atë ta dëgjonin edhe Merkel edhe Makron. Pastaj, në gjithë këtë situatë Haradinaj e kishte humbur paksa toruan. Kur Rama i kishte thënë, tash në gjuhën shqipe, që ta hiqte taksën, Haradinaj i ishte kthyer Ramës sikur vëllai-vëllait, duke ia ofruar për desert një organ trupor. Mirëpo termin që Haradinaj e kishte përdorur për organin nuk ka qenë shumë brutal, më shumë është një trajtë që nënat e përdorin për fëmijët e tyre të vegjël".
Më poshtë shkrimi plotë:
Drama në Berlin, kush çfarë i tha kujt (dhe Baton Haxhiu über alles)
Kosova i ka dy realitete, një në të cilin jetojmë ne, dhe një tjetër ku bën pjesë vetëm Batoni. Këtu nuk bëjnë përjashtim as ngjarjet në Berlin.
Me avionin privat të Lordit te Marecit të gjithë personat e rëndësishëm të politikës shqiptare ishin nisur për në kryeqytetin e Gjermanisë, për të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pasagjerë ishin Presidenti Thaçi, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vetë, si dhe gazetari zyrtar i shtetit të Kosovës, zoti Baton Haxhiu.
Gjatë gjithë udhëtimit, thuhet që, vetëm piloti kishte qëndruar neutral karshi taksës ndaj mallrave serbe, të cilën qeveria e Kosovës e ka vendosur muaj më parë. Të tjerët, secili duke përdorur taktikat më të mira personale për mashtrim, kishin provuar – për të disatën herë – ta bindnin kryeministrin Haradinaj se taksa e kishte dhënë efektin e vet. Refreni që taksa e ka dhënë efektin e vet ka filluar të përsëritet ditën e nesërme të vendosjes së saj. Sot e kësaj dite askush nuk e di se me cka është konstatuar dhënia e efektit të taksës!?
Nuk kishte vazhduar për shumë kohë përpjekja për ta bindur Haradinajn. Diku mbi qiellin e Bosnjës kishin hequr dorë. Në pamundësi për ta thyer Kryeministrin Haradinaj pasagjerët kishin filluar që të flasin, siç do të thoshte Batoni, për “gjëra të bukura”. Se çfarë mendon Haxhiu me “gjërat e bukura” kjo është një enigmë e madhe, por është e rëndësishme që të thuhet se palët kishin zbritur nga avioni i Lordit pa ndonjë marrëveshje se çfarë do të flasin ose çfarë nuk do të flasin në takimin për ku ishin nisur.
Rrugës për në hotel dy delegacionet ishin ndarë, ai i Shqipërisë për në Regent Hotel, këta të Kosovës për në Hilton. Batoni në udhëkryq, për të qëndruar sa më afër të dyja ekipeve. Paradite të Thaçi, pasdite te Rama. Të hidhëruar që nuk e kishin bindur Ramushin që të subordinonte veprimet e tij me ato të Ramës dhe Thaçit, këta të dytë, bashkë me Batonin e kishin marrë për dore edhe të diturin Gent Caka dhe kishin ngrënë drekë së bashku. Se çfarë kanë biseduar gjatë drekës është e vështirë të dihet. Ndoshta edhe aty Batoni ka vazhduar që të flas për gjërat e bukura, si bie fjala pikturë, art, muzikë klasike, kinematografi të viteve të 50’ta dhe 60’ta. Tek e fundit Thaçi shquhet për shije të holla kulturore. Ka mundësi që pjesën më të madhe të kohës së tij në udhëtime ai e kalon nëpër galeri të ndryshme, jashtë syve të opinionit.
Pasi që e kishin ngrënë drekën, delegacioni nga Kosova ishin nisur për ta takuar ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, njëra prej figurave më kontradiktore të administratës së Presidentit Trump. Prej kur ka zbarkuar në Gjermani, ky ambasador ka provuar që ta sabotojë kancelaren Merkel, qoftë përmes intervistave në media të ndryshme, qoftë duke i takuar me një pompozitet liderët e Alternativës Për Gjermaninë, grup i ekstremit të djathtë, të lidhur në një formë me liderin rus Vladimir Putin. Meqë nuk jemi në pozitë për të zgjedhur, e as për t’ia përcaktuar Presidentit Trump ambasadorët, atëherë nuk na mbetet tjetër për të thënë, përveçse shumë mirë që e takuan atë.
Gazetari zyrtar i shtetit, Batoni, nuk ka qenë në këtë takim, anipse ka mundësi që paraprakisht e ka ditur deri në detaje se çfarë do të flitet aty brenda. I ka treguar dikush atij. I ka Batoni disa kontakte misterioze në nivele të larta botërore që e njoftojnë paraprakisht se çfarë do të ndodhë me ne, por edhe me rajonin, në disa dekadat e ardhshme. Se në çfarë gjuhe komunikon ky me ta, kjo është gjithashtu shumë misterioze. Nëse një gjë e tillë bëhet në gjuhën angleze, atëherë frikësohem shumë që mesazhet do të lexohen gabimisht. Bashkë, Thaçi dhe Batoni nuk arrijnë ta flasin dot një anglishte të nevojshme për të mbijetuar për bukë dhe për ujë.
Sido që të jetë, pas takimit me amerikanin, Thaçi, i shoqëruar nga Bekim Collaku, Haradinaj, i shoqëruar nga Lordi, ishin nisur për në zyrat e kancelares Merkel, ku do të vinte Presidenti Makron dhe pjesa tjetër e delegacionit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Gazetari i shtetit, në anën tjetër, ishte nisur për në sheshin afër portës së Brandeburgut, prej ku do të raportonte në kohë reale për në Kosovë, se çfarë po ndodhte atje brenda. Pa filluar mirë takimi, kur palët ende nuk i kishin zënë ulëset, Batoni i armatosur me fuqi paranormale, po tregonte se atje brenda punët ishin llugë. Po, po, llugë. Dukej që nuk po flitej për gjëra të bukura. Gjithsesi nuk dëshironte të lëshohej shumë në detaje, sepse çfarë kuptimi do të kishte pastaj i gjithë takimi, që supozohej të ishte me dyer të mbyllura. Mirëpo për Batonin nuk ka dyer të mbyllura. Fuqia e tij i thyen ligjet e fizikës. Ai ka mundësi që të jetë fizikisht në të njëjtën kohë në, së paku, dy vende. Vuan gjithashtu edhe nga sëmundja e leximit të mendimeve të të tjerëve, në një perimetër prej disa kilometrave.
Në ndërkohë kur gazetari shtetëror po fliste në disa media, në të njëjtën kohë, brenda zyrës së kancelares Merkel po vazhdonte takimi. Thaci të tjera fjalë i kishte folur në ambasadën amerikane në Berlin, e të tjera fjalë po i fliste në këtë takim. Amerikanëve u kishte thënë se pa ju nuk bëhet dot gjë, tash të njëjtën po ua thoshte zonjës Merkel dhe zotit Makron. Ata që kishin qenë pjesëmarrës në takim kanë treguar që pjesa kryesore e tij ishte zhvilluar në një sallë, ku pjesëmarrësit po qëndronin në këmbë dhe në grupe. Vëmendja ishte e përqendruar te kryeministri Haradinaj. Dy udhëheqësit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, Merkel dhe Makron, kishin filluar të ushtronin trysni te Haradinaj për çështjen e taksës. I kishin kërkuar atij që ta suspendonte atë për katër ose gjashtë muaj. Në një moment të caktuar Merkel dhe Makron e kishin nxjerrë Haradinajn në tarracën e ndërtesës ku po zhvillohej e gjithë ngjarja. I mbështetur për muri Haradinaj u kishte thënë atyre “a të kërcej nga ndërtesa?”
Vucic, në anën tjetër, duke e parë këtë situatë, duke e parë që Haradinaj nuk po thyhej i kishte thënë zonjës Merkel, me zë të lartë “kot po flisni me të, sepse atij dikush nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka thënë që të mos e heq taksën”.
Në vend që ta ndihmonte, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte vendosur që ta godiste kolegun e tij nga Kosova, edhe në gjuhën angleze që ta kuptonin të gjithë, por edhe në gjuhën shqipe. Rama ishte kujdesur që sa herë i kishte thënë Haradinajt që ta hiqte taksën, atë ta dëgjonin edhe Merkel edhe Makron. Pastaj, në gjithë këtë situatë Haradinaj e kishte humbur paksa toruan. Kur Rama i kishte thënë, tash në gjuhën shqipe, që ta hiqte taksën, Haradinaj i ishte kthyer Ramës sikur vëllai-vëllait, duke ia ofruar për desert një organ trupor. Mirëpo termin që Haradinaj e kishte përdorur për organin nuk ka qenë shumë brutal, më shumë është një trajtë që nënat e përdorin për fëmijët e tyre të vegjël. Duke e parë se sa është sahati, Rama kishte vendosur që të spostohej, bashkë me Thaçin, në një kauq që ndodhej diku në sallon. Kishin mbetur krejtësisht të paangazhuar dhe irrelevant. Në një fotografi që arrita ta shoh, Thaçi dhe Rama të ulur në atë kauq, dukeshin më shumë si dy burra të mërzitur në një pasdite vere, se sa si dy burrështetas që ishin pjesë e një takimi të rëndësishëm rajonal. Ajo çfarë Haradinaj i kishte thënë, Ramës i kishte mbetur pikë në kokë. Diku kah fundi i takimit i kishte thënë kryeministrit të Kosovës “përse me ofendove?” Haradinaj i është ankuar Ramës se po i bën shumë presion.
Thaçi, prej anës së tij, kishte vazhduar që të lobonte që të hiqej taksa e “Hoxhajt dhe Veselit”, por nuk ishte angazhuar që të komunikonte me Haradinajn në biseda private. Presidenti i Kosovës kishte folur për audiencën ndërkombëtare. Mirëpo, secili hallet e veta në këtë këtë takim, edhe Thaci i kishte pasur të tijat. Ai ishte preokupuar tej mase që të mos konsiderohej heretike, dhe e tejkakuar, ideja për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai dhe Vucic kanë shpenzuar shumë energji, e ndoshta edhe pare. Mirëpo përfaqësuesi mysliman i Bosnjës dhe Hercegovinës ishte kujdesur që kjo temë të hapej, në mënyrën më të keqe për Thaçin. Ai, në një fjalim të gjatë, kishte thënë që nëse prekën kufijtë, kudo në Ballkan, atëherë tragjeditë janë të pashmangshme. Ai kishte thënë që rajoni do të zhytet në luftë dhe masakra, nëse kjo ide gjen zbatim praktikë. Në këtë moment Thaçi ishte shqetësuar, ndoshta jo aq përse po fliste një politikan nga Bosnja, por që këto po i dëgjonte një politikane nga Gjermania. Shumica dërrmuese e të pranishmëve në takim ishin pajtuar me politikanin boshnjak. Fjalimi i tij për rrezikun e prekjes së kufijve konsiderohet që ishte gozhda e fundit në arkivolin e kësaj ideje.
Ka që thonë se takimi në Berlin kishte qenë një dështim. Ka mundësi që ka qenë i tillë, mirëpo vetëm për disa ishte i tillë. Në Berlin thjesht ka dështuar plani për ndarje të Kosovës. Fare në fund të tij të gjithë pjesëmarrësit janë ulur prapë rreth një tryeze të përbashkët. Makron dhe Merkel janë dukur të relaksuar. Ata i kanë ftuar palët që të shkonin në Paris me 1 korrik për të vazhduar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Deri atëherë ata do të dërgojnë në rajon përfaqësuesit e tyre për të diskutuar për modalitetet.
Kryeministrja e Gjermanisë dhe Presidenti i Francës janë të bindur që Bashkimi Evropian ka kapacitet, por edhe detyrim, për t’i mbyllur zënkat në rajon.
Ka mundësi që personaliteti i vetëm në Ballkan që edhe më tutje nuk është i bindur në fuqinë gjermane është gazetari zyrtar shtetëror, i cili ka disa muaj që në udhëtime zyrtare të Presidentit Thaçi po e shoqëron atë, duke e zëvendësuar kështu Ngadhnjim Kastratin, i sapozgjedhur drejtor i RTK’së.
Me fjalë të tjera kjo ishte historia e takimit në Berlin. Mirëpo kjo është historia sipas meje, që do të thotë është histori relative. Ju të dashur lexues, që erdhët deri në fund të këtij shkrimi, historinë e vërtetë, atë absoluten, atë që e mbanë vulën e Thaçit dhe të Ramës, kërkojeni te Batoni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38