Flash News

KRYESORE

Prapaskenat e përplasjes/ Rama i inatosur me Haradinajn, zgjodhi Ilir Metën si negociator për kufirin; zbardhet takimi i presidentit të Shqipërisë në “Villa Gorica”

Prapaskenat e përplasjes/ Rama i inatosur me Haradinajn, zgjodhi Ilir

“…demakracioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi. Por unë kam ndeshur një mur të shurdhër sa herë kam folur për këtë dhe sa herë kam përcjell këtu atë që kam dëgjuar në takimet me homologë në nivelet më të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare”, kjo ishte deklarata e bërë dje në Prishtinë nga kryeministri Edi Rama dhe një prej deklaratave më të ashpra që një drejtues i qeverisë shqiptare ka bërë ndaj homologëve kosovarë.

Por ashtu siç tregoi takimi i mëvonshëm me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili kritikoi fillimisht homologun shqiptar për deklaratën, kjo shfryrje e Edi Ramës ka ardhur për shkak të hatërmbetjeve personale dhe jo prej shqetësimeve shtetërore.

Gazeta kosovare, “Epoka e Re” raporton sot për rolin e negociatorit që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka luajtur në zgjidhjen e ngërçit të krijuar për kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi, rol që Haradinaj nuk ia pranoi kurrë Ramës, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit.

Sipas “Epoka e Re”, presidenti Meta ka zhvilluar më 9 shkurt një takim informal në vilën qeveritare në Podgoricë, “Villa Gorica”, me kryeministrin Dushko Markoviç.

“Të premten e shkuar, datë 9 shkurt, presidenti Meta ka qenë në një dreke informale në Podgoricë në ‘Villa Gorica’ me kryeministrin e Malit të Zi dhe ka negociuar formulën përfundimtare për demarkacionin para vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë. Në dijeni të këtyre negociatave sekrete ka qenë zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri Haradinaj”, kanë thënë për gazetën burime të mirinformuara.

Mali i Zi pranoi dje rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit, duke u tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm se për të kjo çështje ishte mbyllur dhe i takonte Prishtinës të zgjidhte ngërçin e brendshëm. Në darkë, Rama sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Haradinajn.

Që përpara se të emërohej kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ruajtur raporte shumë të mira me Ilir Metën. Ish-kreu i Kuvendit dhe presidenti aktual është politikani i parë me të cilin Haradinaj takohet sa herë viziton Shqipërinë për arsye personale.

Në Tiranë dhe në Prishtinë nuk është folur për takimin Meta-Markoviç, deri sot, kur marrëveshja është mbyllur.

Të tjera nga 10 vjetori i Pavarësisë:

10 vjet Pavarësi; ‘Newborn’në Prishtinë merr pamjen e re

Diplomati amerikan: Diskutime Tiranë-Beograd për Kosovën? Është e papërshtatshme për Shqipërinë

Dua Lipa uron 10 vjetorin e pavarësisë, njofton një surprizë për Kosovën

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, asnjë nga gazetat e Tiranës nuk i kushton rëndësi

Të fundit