Flash News

KRYESORE

Prapaskenat e votimit kundër Metës/ Maliqi: “Balla i bleu si bagëti deputetët e opozitës”

Deputeti Lefter Maliqi ka treguar me anë të një postimi në facebook të gjitha prapaskenat e turpshme në Kuvend, sipas tij, gjatë votimit të rezolutës ndaj dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor.

“Parlament ilegjitim, turp, skandal,100 deputetë votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon qe Opozita e Re ka pëlqyer joshjet ndërhyrjet, por votimi tregoi këtë të vërtetë pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoi 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet, joshjet bënë bashkimin e madh rilindas me 100 deputetë”, shkruan Maliqi.

Deputeti i kërkon në postimin e tij kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, t’i marrë në qeveri deputetët e shitur të opozitës, siç i quan ai.

“Idealet opozitare nuk mund te qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral që shiten e joshen dhe s’përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull përveç rreth 10 deputetëve që votuan kundër e abstenuan sepse s’pranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave që i vendosin në lista deputetesh. Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëherë të ulen si hauri i hajdutëve të rilindjes”.

Të fundit