Flash News

KRYESORE

Prapaskenat në ish-Bllok, Basha: Motivi s’është Elvana Gjata, Ervin Mata shoqëroi Saimir Tahirin në Gjermani

Prapaskenat në ish-Bllok, Basha: Motivi s’është Elvana

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nxjerr në dritë prapaskena të tjera të vrasjes së ndodhur në ish-Bllok mbrëmjen e së enjtes.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha bën deklaratën e fortë, duke thënë se Ervin Mata, biznesmeni i njohur edhe si i dashuri i Elvana Gjatës është mik i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës me bandën e Habilajve.

Sipas Bashës, shkaku i përplasjes me armë në lokalin ‘Monopol’ nuk është këngëtarja e njohur, siç është përfolur deri tani, por pazaret e drogës, konkretisht kokainës.

“Përplasja me armë në lokal nuk erdhi për shkak të këngëtares, por për shkak të pazareve të drogës, kokainës. Në përplasje janë përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentuar se kanë lidhje me pushtetin.

E mbani mend kur Saimir Tahiri iku për Gjermani pasi ktheu pasaportën? Ishte me Ervin Matën në Gjermani, personi i përfshirë në lokal në goditjen me armë mes bandave rivale”, u shpreh Basha, i cili deklaron po ashtu se lokali ku ndodhi ngjarja është i preferuari i ministrave të Ramës.

“Ngjarja ka ndodhur në një lokal të preferuar të ministrit Ahmetaj dhe ministrave të tjerë, ne zemër të Tiranës, aty ku kalojnë njerëz të zakonshëm dhe që njihet për frekuentim social. Sot është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë e politikanë. Aty kanë ndodhur vrasjet më mafioze në këto vite. Tregon se nuk je më i sigurt në asnjë vend të Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Të fundit