Flash News

KRYESORE

Prapaskenat/ Nga Qipro në varrimin e Kaçifas, kush është burri që shtrëngon pas vetes eurodeputetja në Bularat

Prapaskenat/ Nga Qipro në varrimin e Kaçifas, kush është

Një ditë më parë, në fshatin Bularat në Gjirokastër u zhvillua mes thirrjeve antishqiptare ceremonia e varrimit të Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit i cili u vra nga RENEA 12 ditë më parë pasi qëlloi me armë mbi Policinë e Shtetit.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në mes të fshatit minoritar ra në sy edhe prezenca e eurodeputetes nga Qiprio, Eleni Theocharous, e cila pak ditë më parë reagoi ashpër ndaj shtetit shqiptar, duke thënë se do ta çonte çështjen e Kacifas në Parlamentin Europian.

Megjithatë, mediat shqiptare duket se i kanë ndjekur më vëmendje lëvizjet e saj gjatë ceremonisë në Bularat dhe në një moment ajo është fiksuar teksa shtrëngon pas vetes me të dyja duart një burrë.

Skena ka ndodhur mes personave të pranishëm në ceremoninë mortore, siç duket edhe nga foto e publikuar nga LSA, gjatë së cilës nuk u kursyen për asnjë moment thirrjet raciste dhe antishqiptare.

Ende nuk dihet se kush është burri që shtrëngon pas vetes eurodeputetja, i cili shfaqet me kurriz, por nga një sjellje e tillë duket se nuk e justifikon edhe aq, motivin e ardhjes së saj në Bularat.

Të fundit