Flash News

KRYESORE

Prapaskenat, Reja pendohet për Roshin: Duhej të aktivizoja mbrojtësin që përjashtoi Panuçi

Gazetari i Super Sport, Egi Duro është shprehur se trajneri Edi Reja ka pranuar fajin për aktivizimin e mesfushorit Odise Roshi si mbrojtës në ndeshjen ndaj Francës.

Sipas tij, italiani ka deklaruar në një bisedë më gazetarët shqiptar se në vend të fierakut duhet të kishte aktivizuar mbrojtësin Ermir Lenjani. Lenjani është kthyer në Kombëtare pas mosmarrëveshjeve me ish-teknikun Kristian Panuçi, me të cilin pati mjaft mosmarrëveshje.

Në një letër publike, Lenjani deklaroi se Panuçi nuk është profesionit dhe se ai e ka injoruar pavarësisht formës së tij të mirë.

Roshi ishte një ndër lojtarët më të dobët të ekipit kuqezi, pasi nuk arriti të markonte në lartësinë e duhur mesfushorin Koman.

[caption id="attachment_313516" align="alignnone" width="744"] Gazetari i Super Sport, Egi Duro.[/caption]

Të fundit