Flash News

KRYESORE

Prapaskenat, Sandër Lleshi refuzoi takimin me Metën të premten; u paraqit në Presidencë pasditen e djeshme

Prapaskenat, Sandër Lleshi refuzoi takimin me Metën të premten; u

Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Në njoftimin e presidencës thuhej se “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së z.Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm”.

Gazeta ‘Panorama’, duke ju referuar burimeve nga Presidenca raporton se të premten Presidenti i ka kërkuar takim Sandër Lleshit por ky i fundit nuk është paraqitur. Ndërkohë, takimi mes tyre është zhvilluar pasditen e djeshme, ku kreu i shtetit i ka shprehur mendimet e tij për të mos e dekretuar.

Pas refuzimit të Metës, në media është raportuar se kryeministri Rama ka vendosur që Sandër Lleshin ta emërojë zëvendësministër të Brendshëm, ndërsa do të ketë kompetencat e një ministri.

 

Të fundit