Flash News

KRYESORE

Prapaskenat/ Shkarkimi i Haki Çakos u kërkua që në tetor, Rama hezitoi ta firmoste

Që Haki Çako i kishte ‘ditët e numëruara’ në krye të policisë shqiptare kishte kohë që përflitej në korridoret e politikës dhe medias. Vala e shkarkimeve të drejtuesve të policisë në disa qarqe të vendit kishte mbërritur edhe në zyrën e kryepolicit Çako.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga kryeministri Rama shkarkimin e Haki Çakos që në muajin tetor të vitit të kaluar. Por kreu i qeverisë kishte refuzuar ta firmoste.

Kjo kërkesë e ministrit të Brendshëm ishte bërë shkak edhe për një ftohje në raportet mes Xhafës dhe Ramës. Nga ana tjetër, edhe raportet mes ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të policisë nuk ishin ndër më të mirat.

Pas gati tre muajsh hezitim, Rama firmosi sot shkarkimin e Haki Çakos, duke hequr kështu një prurjet më të rëndësishme të Saimir Tahirit në radhët e policisë. Nuk përjashtohet as opsioni që shkarkimi i Çakos të jetë kërkuar nga parnterët e huaj, këta të fundit të njëjtën gjë bërën edhe për largimin e ish-ministrit Tahiri./Politiko.al

Të fundit