Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj dhe Aldo Bumçi në ‘garë’ për Lezhën; del emri surprizë që pritet t’i bashkohet listës së PD

Preç Zogaj dhe Aldo Bumçi në ‘garë’ për

Në Partinë Demokratike vazhdojnë diskutimet për hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Politiko.al ka zbardhur emrat që po diskutohen në PD për të udhëhequr listën e qarkut të Lezhës, ku i deleguar për t’u konsultuar me anëtarët atje është deputeti Arben Ristani.

Mësohet se drejtuesit e PD janë të ndarë mes Aldo Bumçit dhe Preç Zogaj për të drejtuar këtë listë. Bumçi është figurë aktive e PD-së, i cili drejtoi fushatën në këtë qark edhe në zgjedhjet e fundit, ndërsa Zogaj rikthehet te demokratët si kandidat për deputet pas largimit për një kohë të konsiderueshme nga politika aktive, por gjithnjë i pranishëm në diskutimet publike në këtë fushë.

Politiko.al ka mësuar edhe emrin e ri që pritet t’i bashkohet PD-së në listën e Lezhës dhe bëhet fjalë për pedagogun dhe studiuesin Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj është mjaft aktiv në median e shkruar dhe vizive duke mbështetur kauzat e opozitës.

Kushdo që të zgjidhet midis Zogajt dhe Bumçit do të ketë përballë në Lezhë, Lindita Nikollën nga PS dhe Viktor Tushajn nga LSI.

Ekskluzive/ Zbardhen negociatat PD-PAA, kushti që Duka i ka vendosur Bashës dhe çfarë i trembet kryedemokrati

Zbulohet njeriu i rëndësishëm që do të menaxhojë fushatën PD-së në të gjithë Shqipërinë

Të fundit