Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj: Opozita gaboi me mandatet. 30 qershori, jo vetëvrasje politike

Preç Zogaj: Opozita gaboi me mandatet. 30 qershori, jo vetëvrasje

Për analistin Preç Zogaj, vendimet e opozitës për djegien e mandateve dhe mos-pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit rezultuan të gabuara. Në emisionin “Java në TVSH”, Zogaj theksoi se është herët të dalim në konkluzionin se opozita bëri vetëvrasje, pasi do të jetë koha ajo që do ta tregojë më mirë.

“Kjo është një ngjarje pa precedent ne historinë e Europës, e gabuar ne vlerësimin tim të bërë publik që kur nisi, por ngjarje historike ne vlerësimin e kryetarit te PD dhe disa njerëzve rreth e tij. Produktin e kemi pare dhe do ta shohim, pasi nuk ka një produkt përfundimtar. Me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore PD dhe opozita eksperimentuan një gjë të pandodhur më parë. Skema politike në Shqipëri është tre polare: qeveria opozita dhe ndërkombëtaret. Për here te pare nder janë ne rol ekzekutiv sepse është reforma ne drejtësi. Çdo gjë tjetër është inerci e tranzicionit qe kemi lënë pas”, sqaroi fillimisht Zogaj.

“Nuk mund te flasim për vetëvrasje politike sepse opozita eksperimentoi diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Për sa i përket pikëpyetjeve që ekzistojnë për zhvillimet aktuale, unë mendoj se janë ndërkombëtaret qe do i japin drejtim dhe përgjigja do vijë nga ligjshmëria; për çdo qeshje te mprehte lind pyetja: si e shtron ligji shqiptar ketë çështje, kjo përcakton kursin e ngjarjeve në Shqipëri. Dikujt mund te mos i pëlqej te ruajmë pozicionet por te themi te vërtetën”, përfundoi Zogaj.

Të fundit