Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj: Pas 26 vjetësh, fati e deshi që të marr pjesë në një ngjarje po aq të madhe sa lëvizja e dhjetorit

Preç Zogaj: Pas 26 vjetësh, fati e deshi që të marr

Në takimin e sotëm elektoral të PD në qarkune Llezhës, kandidati për depuetet Preç Zogaj ka folur mbi kandidaturëne  tij si deputet dhe për lëvizjen e Republikës së Re.

Fjala e plotë:

“Mirmbrëma të gjithëve, më lejoni që me këtë rast t’i mirëseardhjen mikut tonë, kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha.

Unë kam patur fatin të marr pjesë në lëvizjen demokratike të dhjetorit, që hapi dyert e lirisë për gjithë shqiptarët  pas nënshtrimit ndaj diktaturës.

Pas 26 vjetësh, fati e deshi qqë të marr pjesë në një ngjarje po aq të madhe sepse përsëri premton të ndajë më ndysh, Republikën e Re dhe të Vjetër.

Sigurisht themeluesit e PD nuk mund të mos merrnin pjesë në themelimin e Republikës së Re.

Republika e Re ka shumë elementë por u jap rëndësi njërës prej kolonave, një sulm kundër varfërisë.

Një grusht njerëzish janë miliarderë e shumë njerëz nuk mbyllin dot shpenzimet e muajit. Është një ofendim për të ashtuquajturën demokraci në Shqipëri. Në këtë analizë mendoj unë, kryetari i PD, pas kontakteve të gjata, ka konceptuar Republikën e Re.

U konceptua nga Lulzim Basha, u shpall nga çadra e lirisë, u përqafua nga demokratët që e mbështetën lëvizjen e pashembullt, por Republika e re do të lindë nga vota. Nëse nuk lind nga vota atëhere nuk lind. Prandaj merreni këtë lajm, përhapeni këtë lajm, që Republika e Re o do lindë nga vota e 25 qershorit, ose Shqipëria do vazhdojë në Republikën e kanabisit.

Unë jam një lezhjan i Lezhës, kam qenë deputet dy herë. Nëse kam qenë i mirë nuk e di, ju e din. Më lejoni ta them këtë, më takon sepse jam më i madh se Lulzim Basha. Do t’i propozoj Lezhës një kryeministër, sepse për këtë është gara, ose të fitojë Edi Rama ose Lulzim Basha. Unë propozoj kryeministër Lulzim Bashën.”, tha Zogaj.

Të fundit