Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj
Do të shkarkohet apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë presidenti Ilir Meta? Kësaj dileme pritet t’i japë drejtim, për të mos thënë zgjidhje, opinioni i Komisionit të Venecias.
Ndërsa nuk është detyrues në kuptimin formal, ky opinion është më shumë se ndikues në vendimarrjet e institucioneve shqiptare. Është imponues. Po e tha “Venecia” e ka thënë Zoti- kjo është e ngulitur në Shqipëri. Dhe nuk është e tepruar, për mendimin tim. “Venecia” ka reputacionin e një instancë të epërme të kompetencës dhe pavarësisë. Opinioni i saj do të jetë udhërrëfyes në gjykimin e zhdekretimit të 30 qershorit nga Presidenti Meta dhe lidhur me të, për gjithë aspektet ligjore të krizës komplekse ku është mbërthyer vendi.
Pesha e opinionit të Komisionit të Venecias është kësaj radhe më e madhe se herë të tjera. Nën dukjen e maturisë, shumica parlamentare e ka kërkuar këtë opinion për të qëndruar prapa tij dhe për t’i dhënë një çertifikim ndërkombëtar vendimit që do të duhet të marrë vetë. Është domethënëse që “Venecia” jo vetëm ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të komisionit hetimor të Kuvendit të Shqipërisë, por dërgoi juristët e saj në Tiranë për të takuar palët. Kjo tregon rëndësinë që ka në vështrimin e jurisprudencës europiane rasti shqiptar në shqyrtim. Opinioni i Venecias do të vendosë në fund të fundit, a do të jetë rasti shqiptar i anulimit të datës së zgjedhjeve pa konsultim të palëve një precedent që mund të mund të aplikohet në të ardhmen nga vetë Shqipëria dhe vendet e tjera demokratike në rrethana të përafërta me ato të verës së këtij viti në Shqipëri, apo nuk duhet të përsëritet më. Nuk ka gjasa që opinioni në fjalë të injorohet nëse nuk do të kënaqte pritshmërinë e shumicës sonë parlamentare. Ashtu siç opinioni eventual se Presidenti ka improvizuar apo shkelur Kushtetutën do t’i shërbente shumicës për t’i shkuar në fund shkarkimit të tij me flamurin e Venecias në dorë, opinioni i kundërt se dekreti është kushtetues do t’i diktonte PS-së tërheqjen nga nisma e shkarkimit. Nga ky moment zgjedhjet e 30 qershorit do të merrnin vulën e deligjitimimit nga institucioni më i lartë i ligjit që ka Bashkimi Europian. Presidenti Meta, i fuqizuar nga e drejta, do të shpallte një datë të re zgjedhjesh duke qenë se afatet për 13 tetorin janë djegur.
Nëse “Venecia” e gjen të pambështetur në Kushtetutë dekretin e Presidentit Meta, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vështirë se do të marrë një vendim që bie ndesh me këtë opinion. Kjo nuk do të thotë se Presidenti shkarkohet automatikisht. Shkarkimi kërkon më shumë se sa nxjerrjen e një akti që vlerësohet antikushtetues.
Siç shihet, opsionet se çdo të ndodhë me Metën dhe me zgjedhjet janë të hapura. Duke pritur Komisionin e Venecias që ka thënë se do të shprehet në datën 11 tetor, mjedisin politik në vend e ka “ ndezur” një pohim i Presidentit në Komisionin hetimor parlamentar kur ai, duke dashur të arsyetojë dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve tha: “Kam pasur informacione të besueshme se persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës në 8 qershor për djegien e Kuvendit të Shqipërisë”. Nuk është hera e parë në fakt që Meta e thotë këtë gjë. Edhe para tre muajsh këtë ka thënë. Edhe atëherë argumenti i anulimit të zgjedhjeve për shkak të informacioneve për akte destabilizuese dhe deri për gjakderdhje i shkonte indirekt si akuzë opozitës.
Por nuk pati provokuar reagime dhe përgënjeshtrime të qarta nga drejtuesit e saj. Sepse ishte një situatë tjetër kur përgënjeshtrimi apo distancimi i qartë nga skenarët e përplasjes së dhunshme binin ndesh me pritshmëritë që kishin mbjellë te një pjesë e protestuesve opozitarë retorikat e tipit revolucionar. Në atë kohë shumë njerëz në opozitë ishin të prirur ta konsideronin si një vlerë dhe si një domosdoshmëri pasjen e një skenari dhune. Predikuesit e dhunës brohoriteshin. Tani pas tre muajsh situata ka ndryshuar, PD si forca kryesore e opozitës nuk do të donte ta mbante akuzën e atëhershme. Ndaj e ka përgënjeshtruar përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Presidenti Meta e ka me siguri informacionin e klasifikuar të datës 7 qershor. Ai mund të ketë marrë edhe më parë informacione të ngjashme për situata më pak të rënda, të cilat SHISH ia ka dërguar në përmbushje të detyrës por edhe në formën e patates së nxehtë. Rebuse ka pasur gjithnjë në politikën shqiptare. Këtë vit ka gjasa të ketë pasur më shumë se herë të tjera. Ato do të vinë duke u sqaruar me zhvillimet që po ndodhin. Synimet dhe pritshmëritë e protestave periodike të opozitës kanë qenë në escalation nën presionin e kohës që shkonte.
Informacioni i shtatë qershorit u përgjigjet zërave të përhapur gjithandej ato ditë sikur në protestën e datës tetë qershor do të kishte akte të rënda dhune. Këtë e provojnë kontaktet dhe komunikimet publike të partnerëve amerikanë me krerët e opozitës të cilëve u qe thënë publikisht se e kontrollonin protestën. E provojnë gjithashtu paralajmërimet pa precedentë nga SHBA se ushtruesve të dhunës do t’u ndalohej hyrja në SHBA ndërsa organizatat prapa tyre do të përfshiheshin në listën e organizatave të dhunshme.
Këto demarshe nga partnerët ishin bërë kur Presidenti vendosi anulimin e zgjedhjeve. Ai kishte detyrën e tij të bënte të veten. Me një qëllim të mirë. Por qëllimet e mira kërkojnë zgjidhje të mira. Përndryshe s’kanë vlerë, madje qëllon që bëjnë keq. Akti i Metës e relaksonte krizën, por atij mungonte negocimi institucional me palët apo i palëve, siç ka ndodhur në dy rastet e mëparshme kur janë shtyrë zgjedhjet. I mungonte edhe një datë e re e gjithëpranuar që nuk do të ishte thjesht një stërzgjatje ndërbllokuese e krizës. Presidenti hyri në lojë me vonesë sa i takon angazhimit të tij institucional për të provuar në kohë zgjidhjen e krizës. Ngjarjet treguan se dekreti i tij i dëshirës së mirë vetëm ushqeu iluzione se 30 qershori nuk do të mbahej. Në logjikën e argumentit kryesor që nxiti nxjerrjen e atij dekreti, përplasja që u evitua në tetë qershor duhej të ndodhte më vonë përderisa dekreti nuk e ndaloi 30 qershorin.
Frenimi i dhunës është një episod krejt tjetër që nuk ka të bëjë me dekretin e Metës. Është mbi të gjitha produkt i ndërhyrjes së amerikanëve dhe europianëve. Por edhe i rrymave brenda për brenda opozitës ku kishte mijëra protestues dhe drejtues politikë që ishin kategorikisht kundër dhunës dhe kishte të tjerë që fjalët i kishin më të avancuara se aktet dhe bënin sikur e çonin deri në një kufi të caktuar për të mbajtur protestën të galvanizuar, por nuk shtyheshin më tutje duke e ditur se rrezikonin shumë ndaj e linin gjithnjë për njëherë tjetër dhe kjo e lënies gjithnjë për njëherë tjetër ishte mënyra për të mos e bërë asnjëherë “revolucionin me çdo çmim” që është një nocion i papajtueshëm me demokracinë, siç thotë Aron.
Thirrjet dhe paralajmërimet amerikane për të shmangur skenarët e dhunës u vinin për shtat këtyre njerëzve. Sidoqoftë, po të mos kishte qenë ndërhyja e vendosur e partnerëve perëndimorë, partizanët e dhunës do të kishin marrë revanshin. Gjithë zhvillimet reale të këtyre tre muajve ndjekin një logjikë që buron nga protagonizmi i ndërkombëtareve, protagonizëm i cili spikat në investimin e tyre për të hapur me mekanzima ligjore konkrete periudhën e re të sundimit të ligjit në Shqipëri. Periudha e gjatë e sigurimit të epërsive politike dhe ekonomike me mjete ekstraligjore, deri kriminale, po perëndon.
Këtë po e kuptojnë të gjithë. Tani që reforma në drejtësi i fitoi betejat për kohë me kundërshtarët e saj politikanët e frikësuar nga ndëshkueshmëria po përpiqen të luajnë secili për vete. Nuk duhet të çuditemi kur të shohim shumë syresh duke rënduar apo “shitur” tjetrin me shpresë së kështu lehtësohen për vete. E keqe apo jo, kjo është pjesë e sjelljes se njerëzve. Por në fund të herës sekush do të përgjigjet për çfarë ka bërë vetë./Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38