Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj: PD duhej reformuar, gabimi më i madh do të ishte “mosrinovimi”

Preç Zogaj: PD duhej reformuar, gabimi më i madh do të ishte

I ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tuifa në Neës 24, kandidati për deputet i PD-së, Preç Zogaj  ka komentuar situaten politike dhe listën e PD-së.

Zogaj tha se “Programi i PD-së përputhet me vizionin tim. Ndjej përgjegjësi që jam në listën e PD-së. Rënditja në fillimi 5-ti në Leshë ishte një lapsus. Nuk ka listë të pakritikueshme, gjykimi i listës propagandë. Më komunikuan që ishtë një gabim, je i 4-ti në listë.  Jemi në sistemin e kryetarëv dhe ata i bëjnë listat.”

Në lidhje me kritikat për përbërjen e listës dhe akuzat e dy deputetëve demokratë Jozefina Topallit dhe Arben Imamit , Zogaj tha se gjykimi i listës , kur lista është bërë fakt i kryer, është propagandë. Sipas ndryshimeve në listat e PD-së dhe heqja e disa figurave të njohura në PD, Zogaj u shpreh se gabimi më i madh do të ishte “mosrinovimi”.

“E konsideroj të ezauruar këtë diskutim. PD është në fushatë. Është debatuar kaq shumë si asnjëherë tjetër. Në parim them se nuk ka listë të pakritikueshme. Sidomos në listat kur e bën kryetari listën. Kjo nuk ka ndodhur vetëm kësaj radhe në PD, ka ndodhur edhe më parë, edhe në PS. Ky është sistemi, kryetarët bëjne listën.”

Gjithashtu Preç Zogaj tregoi se si e kishte marrë komunikimin nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për të kandiduar nën logon e PD-së.

“Kam pasur një bisedë nëse do dëshiroja të bëhesha pjesë e listës së PD për zgjedhjet e 25 qershorit”. I jam përgjigjur po.”

Të fundit