Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj thellon akuzat: Pati edhe komisionerë të PD-së që u përfshinë në shitblerjen e votave

Preç Zogaj thellon akuzat: Pati edhe komisionerë të PD-së

Pas akuzës së deputetit të ri Klevis Balliu për shitblerje të votës së komisionerëve të PD-së në Qarkun e Korçës, edhe kandidati Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Debati”, tek gazetari Roland Qafuku, është shprehur se edhe komisionarë te opozitës janë kompromentuar dhe kanë pasur rolin e tyre në shit-blerjen e votës. “Komisionerë të blerë që mund të jenë dhe të opozitës apo dhe të Partisë Demokratike, kanë ndihmuar në blerjen e votës apo dhe te sekuestrimi i kartave. Unë në çdo komision që do të ngrihet unë do t’i jap me emra dhe do të provoj që janë blerë votat”, tha Zogaj.

Kështu Preç Zogaj, që s’mundi dot të merrte mandatin e deputetit ngre dyshime të forta për rolin që kanë pasur komisionerët e PD-së në shit-blerjen e votave  “Ky nuk është rezultati real. Unë mendoj se me zgjedhje të lira dhe të ndershme PD-ja do të shkonte në 60 deputetë. Të gjithë këta deputetë kanë humbur nëpër skenarë dhe janë disa skenarë që janë këtu. Janë disa momente dobësia që kanë prodhuar këtë rezultat negativ”, tha Zogaj.

 

Të fundit