Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj: Tre “mallkimet” që kanë ndjekur Shqipërinë e tranzicionit
Preç Zogaj
Një titull paradoksal si ky (Përpara ëndrrës, prapa kohës. Tre “mallkimet” që kanë ndjekur Shqipërinë e tranzicionit-titulli i plotë në origjinal) e akuzon ëndrrën si të pafuqishme për të vështruar larg. Por ma merr mendja shkon për të treguar në larminë e zhvillimeve dhe kundërzhvillimeve të saj Shqipërinë postkomuniste nga viti 1991 e këndej.
Ta shohësh nga jashtë, Shqipëria e para viteve nëntëdhjetë nuk njihet në Shqipërinë e ditëve tona. Për të mos thënë nuk ekziston më. Dhe këtu sigurisht nuk kam parasysh gjeografinë e përjetshme apo trashëgiminë e paprekshme arkeologjike. Kam parasysh Shqipërinë urbane dhe rurale, infrastrukturën rrugore, turistike, ekonomike, mënyrën e jetesës, marrëdheniet me punën, pronën, veshjen, ushqimin, argëtimin…Me fjalë të tjera, gjithçka që përfshin nocioni zhvillim në shoqërinë e hapur.
Liria ka punuar. Koha ka punuar. Njerëzit kanë punuar. Hapja ka punuar. Ndryshimi është ngritur mbi ndryshimin, siç lartohet tullë pas tulle një mur dhe kat pas kati një ndërtesë. Ashtu si unë, shumë nga miqtë e mi të afërt me të cilët kemi ndarë mendimet dhe kontributet në mbështetje apo si pjesë e Lëvizjes Demokratike të Dhjetorit 1990, nuk e kishin përfytyruar atëherë Shqipërinë që jetojmë sot. Kanë kaluar shumë vite vërtetë, si rregull koha, në afat të gjatë, e fiton garën me pritshmëritë dhe parashikimet e limituara njerëzore. Sepse vetë koha nuk ka kufinj. Në rastin e Shqipërisë diferenca midis ëndrrës së fillimeve dhe realitetit të vazhdimeve ka një shpjegim me kompleks që lidhet, ndër të tjera, me startin e vendit tonë nga një izolim dhe prapambetje e pashembullt në Europë, gjë që ka pas përcaktuar edhe rrezen e ëndrrës, që nuk mund të shihte aq larg sa ç’mund të thuhet me lehtësi sot. Studentët dhe intelektualët më të ndriçuar të kohës, mjaft prej të cilëve do të bëheshin protagonistë të ndryshimeve dhe qeverive që erdhën me radhë, ishin më të qartë për çfarë nuk mund të pranonin më – diktaturën, regjimin njëpartiak, izolimin, mohimin e të drejtave universale – se sa për çfarë do të vinte. Në lidhje me të ardhmen përfytyrimet e tyre i brendashkruheshin vizionit të rrumbullakosur për një Shqipëri si gjithë Europa. Në fakt liria, hapja, ekonomia e tregut, shkëmbimet, të drejtat, me një fjalë inventari i vlerave të demokracisë liberale e kanë hedhur vendin vazhdueshëm përpara ëndërrës së momentit në shumë aspekte.
Por Shqipëria ka mbetur gjithashtu në jermin e rrotullimit në vend, rreth lëngatave të saj që duken si endemike. Një shqiptar në emigracion apo një i huaj çfarëdo që e viziton në mënyrë periodike Shqipërinë, fjala vjen një herë në katër pesë vjet, aq sa e gjen të ndryshuar duke e parë, po aq e gjen të njëjtë duke e dëgjuar e lexuar. E njëjta gjuhë e ashpër, e varfër, e cekët- gjuhë parullash dhe llogoresh – e politikanëve dhe ndjekësve të tyre; të njëjtat mosmarrëveshje për çështje që nuk e përligjin mosmarrëveshjen, të njëjtat tema në shqyrtim, që shkunden e shkunden nga e para dhe njëlloj si herën e parë edhe herën e njëmijtë, të njëjtat trajtime, të njëjtat tone, të njëjtat grimasa. E me radhë, e me radhë.
Në vështrimin tim, metaforikisht, janë tri mallkime që e kanë ndjekur e mbajtur pas Shqipërinë përgjatë tranziconit.
Një është mallkimi i baltës.
Nuk e harroj kurrë një episod nga shpallja e themelimit të Partisë Demokratike në Qytetin Studenti në 12 dhjetor 1990. Kishte rënë shi gjithë ato ditë, Tirana mbarë ishte shkulur për të asistuar ngjarjen historike. Pasi u mbajtën fjalimet e rastit turma e stërmadhe filloi zhvendosjen e ngadalshme drejt Tiranës, duke e përzier edhe njëherë nga e para baltovinën e krijuar. Ishte vështirë të gjeje një njeri që nuk ishte stërpikur me baltë nga mesi e poshtë. Por festiviteti sundonte mbi gjithçka. Në këtë çast një miku im i ngushtë më tha me shaka: “Me gjak nuk u bëmë, por me baltë po”. Qeshëm. Qeshëm prapë, duke parë lumin e njerëzve që shtyhej ngadalë drejt qytetit. Qeshëm më të madhe si të ishim kujtuar për kalimin nëpër një fushë të minuar, ku asnjë minë nuk kishte shpërthyer. Kishim menduar të gjithë se regjimi nuk do të lëshonte pa shkuar gjaku në gju të kalit. Ashtu ishte kapur me thonj e me dhëmbë në udhëkryqin e kohës tirania shqiptare. Kishim menduar se do të bëheshim me gjak. Por ishim bërë vetëm me baltë. Nuk e dinim atëbotë se balta do t’i ngjitej si mallkim tranzicionit të gjatë të Shqipërisë, kur të gjithë do të turreshin për të bërë pis njëri tjetrin me baltën gratis. Shkrimtari më i madh i vendit, Ismail Kadare kishte pasur intuicionin e shpërthimit të gjirizeve si një formë e hakmarrjes së diktaturës së rrëzuar ndaj njerëzve në liri që nuk ishin një popull tjetër nga ai që kishte jetuar nën diktaturë. Që nga Parisi ku ishte vendosur si arratisur politik në atë kohë Kadare do të përpiqej të projektonte një dalje të qytetëruar, plot tolerancë e vetëpërmbajtje të shqiptarëve nga diktatura, duke thirrur në ndihmë dhe duke shkruar në portën e exit-it të tyre vargjet e një poezie të vjetër në frymën kristiane të Lekë Matrëngës. Por vërshimi i gjirizeve do të ishte më i fortë. Shpjegimi nuk është i thjeshtë, por një gjë ka qenë e qartë qysh në krye: në skemat politike aktive në Shqipëri, jo rallë të errëta dhe shpeshherë pa thelbe programore të mirëfillta, balta u shndërrua në një mjet të pacipë e të lehtë të luftës politike për pushtet dhe epërsi të tjera. Mallkimi i baltës u ngrit kundër lirive që duhej të çlironte demokracia. Dhjetra dhe qindra intelektualë të shquar apo të njohur u tërhoqën në vetminë e tyre, shumë të tjerë morën arratinë, me kalimin e viteve injoranca mori frenat kudo. Dëmet e mallkimit të baltës nuk janë llogaritur akoma me laps në dorë. Nëse do të llogariten, do të dalë se kanë qenë e janë jashtëzakonisht të mëdha.
Një mallkim i dytë është ai i simulimit të pluralizmit. Pluralizmi ynë lindi i negociuar, partitë kryesore që e sendërtuan ishin në njëfare mënyre nga i njëjti material njerëzor, elitat politike kundërshtare nuk arritën të diferencoheshin në ide, në programe, në gjithë atë që është kultura e ngjyrës politike dhe ideologjisë. Më shumë se sa ta kishin si atribut, këto parti dhe drejtuesit e tyre e simulonin ndryshimin. Për të kompensuar mungesën e ndryshimit real, që është punë e kohës dhe nganjëherë e shekujve, ata, të kompleksuar nga simulimi, i dhanë jetë një konfliktualiteti të ashpër, acidik, ndësjelltazi përjashtues, që nuk gjente justifikim në orjentimin komun perëndimor. Ashtu siç bënë keq luftën, bënë keq edhe paqen, kur e bënë ndonjëherë. Sepse nuk ishin të vërtetë në asnjerën. Ngjan si paradoks, por është e vërtetë: partitë dhe politikanët në krye të tyre merren vesh më mirë kur janë realisht të ndryshëm se sa të njëjtë për çështjet e përbashkëta dhe për ato të bashkëjetesës demokratike. Dëmet e konfliktualitetit të kërkuar janë në sytë e gjithë njerëzve që kanë jetuar historinë e tranzicionit. Gjithsesi, ato dëme nuk janë llogaritur ndonjëherë deri në një.
Mallkimi i tretë është ai i pandëshkueshmërisë. Nga viti 1993 e këndej drejtësia që ishte ndërsyer nga politika për të goditur poltiikisht kryetarin e atëhershëm të PS-së dhe shefin e opozitës, Fatos Nano, u ndalua po nga politika të vepronte në sferat e larta. Nga një ektrem në tjetrin. Këtu fillon historia e elitave politike mbi ligjin. Këtu fillon dhe shtrihet në kohë nga legjislatura në legjislaturë e nga nga qeveria në qeveri pandëshkueshmëria, dukuria që bashkon qeverisjet dhe kupolat politike në vend. Të gjithëve në përgjithësi, me pak diferenca, u ka shijuar modeli që mundëson pasurimin galopant dhe njëherësh i mbron nga llogaridhënia e ndëshkimi.
Pandëshkueshmëria shpjegon shumë prej fenomeneve shqiptare që kanë çuditur njerëzinë, siç janë marrja peng e zgjedhjeve në mënyrë periodike, promovimi i injorancës dhe krimit në politikë, shkelja e mjaft lirive dhe të drejtave demokratike, thyejet e mëdha shoqërore, morale dhe etike, që janë mjeshtëria e uzurpatorëve me turne të pushtetit në Shqipëri, vrasja graduale e shpresës popullore për një demokraci normale dhe si konkuzion i gjithë listës së gjatë të këtyre pasojave ka ardhur zbrazja e pambaruar e vendit, ikja pothuajse pa pauza e njerëzve nga atdheu, tashmë jo më për një copë bukë, por për shumë arsye të tjera që lidhen me dinjitetin e familjeve dhe personit e deri me shijet që neverisin politikbërjen.
Asgjë nuk mban, gjithçka kalon, thotë maksima heraklitiane. Shqipëria po pret një zhvillim të ri, të panjohur, që mund të përshkruhet si fundi i sundimit të politikës dhe fillimi i sundimit të ligjit. Kjo është një premisë realiste se edhe për tre mallkimet që numërova unë këtu numërimi mbrapsht do të fillojë. Dhe ëndrra do të kthehet të tregojë udhën. / bota.al
*Kjo ese e shkrimtarit Preç Zogaj është pjesë e serisë së intervistave dhe refleksioneve me titull: “Tranzicioni: Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?”, një Projekt i Bota.al në bashkepunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikes Çeke.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38