Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj tregon  ‘sekretin’: Pse jam i ftuar në ‘Opinion’ pavarësisht temave që trajtohen

Preç Zogaj tregon  ‘sekretin’: Pse jam i ftuar në

Preç Zogajn e shohim shpeshherë të ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziut. Veç politikës, nëse flitet për seksin, Preçi është aty, nëse flitet për dashurinë, për fëmijët në Afrikë, njeriun e parë në hënë, Preçi sërish nuk mungon.

Po pse është gjithmonë aty?

I ftuar në “Thumb”, Preç Zogaj, është shprehur se është ekzagjëruar paksa me këtë pjesë, pasi është i ftuar kur trajtohen çështje mbi aktualitetin politik, në fushën e tij, por dhe për temat sociale, ku çdo autor ka diçka për të thënë.

“Unë kam kontratë me “Opinion”, por është bërë paksa legjendë. Unë marrë pjesë kur trajtohen tema të politikës, por Blendi më thërret kur flitet edhe për tema sociale, aty ku çdo autor ka diçka për të thënë”, u shpreh Preç Zogaj.

 

Të fundit