Flash News

KRYESORE

Preç Zogaj: Vëllai i ministrit të Brendshëm është në burg për trafik droge, këtu nis i gjithë konflikti

Preç Zogaj: Vëllai i ministrit të Brendshëm

Preç Zogaj thotë se e gjithë historia e çështjes ‘Babale’ ka në fundin e saj faktin se ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka të vëllain të dënuar si trafikant droge. Kjo, tha Zogaj në ‘Opinion’, i jep të drejtë palës tjetër që paragjykojë të gjithë procesin.

“E gjithë kjo histori ka në fundin e pusit diçka që është politike dhe që është fakt. Që Shqipëria ka ministër të Brendshëm vëllain e një të dënuari si trafikant droge. Këtu lind i gjithë konflikti i interesit sepse kjo i jep i të drejtë palës tjetër që gjithçka ta paragjykojë, kudo ku ka një kontakt të vogël me policinë procedura. Procesi objektivisht është në konflikt interesi. Ministër të Brendshëm, të ardhur pas Saimir Tahirit si ministër antidroge, gjetën këtë që kishte vëllain me dënim të formës së prerë”, u shpreh Zogaj.

Zogaj tha se kryeministri Edi Rama mund ta kishte emëruar Fatmir Xhafajn në çdo Ministri, por jo te Ministria e Brendshme.

Të fundit