Flash News

KRYESORE

Precedenti “Tahiri”, grupi i Met Kananit kërkon “arrest shtëpie”: Tashmë ka një praktikë, le të mos përmendim emra

Precedenti “Tahiri”, grupi i Met Kananit kërkon “arrest

13 prej të dyshuarve si grupi i trafikantit Met Kanani dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Por, duke marrë shembull nga rasti i ish-ministrit, Saimir Tahiri, avokatët e dy prej të dyshuarve kërkuan që klientët e tyre të mos lihen arrest me burg, por në arrest në shtëpi.

Sipas avokatit të Orges Islamit, kjo gjykatë tashmë ka vendosur një praktikë të arrestit shtëpiak për veprat e trafikut, madje sipas avokatit Alban Bengasi, edhe për persona me status të posaçëm. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”, mësohet të ketë thënë avokati, kërkesa e të cilit nuk u pranua nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Edhe i dyshuari Klinsi Aliaj kërkoi t’i jepet arrest shtëpiak. Përmes avokatit të tij, Lin Alia, i pandehuri këmbënguli të dërgohet në shtëpi me të njëjtin arsyetim.

Kjo gjykatë tha avokati, ka tashmë një praktikë, ku për vepra si trafiku jep arrest shtëpie.

“E dimë të gjithë rastin dhe le të mos të përmendim emra”, shtoi avokati. (Top Channel)

Portali i Saimir Tahirit sulmon Edi Ramën: Skizofreni gjaknxehtë që e degradoi Partinë Socialiste në këmbim të asgjëje

Të fundit