Flash News

KRYESORE

Precedenti Tahiri, nisma e ndërkombëtarëve: Deputetët të arrestohen pa autorizim nga Kuvendi

Precedenti Tahiri, nisma e ndërkombëtarëve: Deputetët

Duket se zhurma e krijuar pas kërkesës së prokurorisë për arrestmin e ish-Ministrit Saimir Tahiri si dhe bllokimi që mazhoranca i bëri kësaj kërkese, ka bërë që ndërkombëtarët të ndërmarrin një nisëm e cila parashikon shmangjen e Kuvendit në episode të tilla.

Mësohet se nisma u është prezantuar partive politike duke ju kërkuar edhe nisjen e procedurave për ndryshimin e ligjit i cili do të parashikojë heqjen e imunitetit për deputetin duke i hapur kështu rrugë organit të akuzës që të hetojë dhe arrestojë nëse ka prova këdo deputet pa qenë e nevojshme të marr autorizim nga Kuvendi.

Politiko.al mësoi se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka dhënë dakortësinë e tij për këtë propozim madje e ka bërë të ditur edhe para deputetëve të PD-së në mbledhjen e fundit. Por ajo që nuk dihet ende është qëndrimi që do të mbajë kryeministri Rama për këtë propzim.

Propozimi vjen në një kohë kur në korridoret e politikës por edhe të medias flitet se ka të tjera materiale që pritet të publikohen në javët në vijim dhe që implikojnë ministria dhe deputetë./Politiko.al

Të fundit