Flash News

KRYESORE

Prefektët e rinj nisin nga puna, Rama shpërndan ministrat për t’i prezantuar

Prefektët e rinj nisin nga puna, Rama shpërndan ministrat për

Janë prezantuar sot 12 prefektët e rinj në të gjithë vendin. Duket se pas prezantimit që kryeministri Edi Rama u bëri atyre, si asnjherë më parë në kryeministri, sot ishte dita e dytë e vazhdimit të ‘spektaklit’. Prefektët e rinj janë prezantuar sot nga ministrat e qeverisë Rama.

Kështu, në prezantimin e prefektit të Gjirokastrës kanë qenë të pranishëm dy ministra, Pandeli Majko dhe Mirela Kumbaro. Prefekti i Vlorës dhe Fierit janë prezantuar nga ministri i Energjitikës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri ndërsa Olta Xhaçka ishte në ceremoninë e prezantimti të prefektit të Dibrës. Prefekti i Kukësit u prezantua nga ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.

Të fundit