Flash News

KRYESORE

Prefekti akuzon: Zjarret në Dibër e në Bulqizë të qëllimshme ...

Prefekti akuzon: Zjarret në Dibër e në Bulqizë të

Dibra ka qenë një prej qarqeve më të prekur nga zjarret këtë verë. Prefekti Ardit Kaja thotë se një pjesë e konsiderueshme e vatrave të zjarrit janë shkaktuar qëllimisht. Në një intervsitë për Ora News ai shpjegon tre arsyet e zjarrëvënies së qëllimshme. Sipas tij, “E para, janë barinjtë e papërgjegjshëm që shfrytëzojnë zjarret për përmirësimin e kullotave. E dyta, është shfrytëzimi i disa firmave në mënyrë të paligjshme dhe abuzive, të cilat duke djegur pyjet arrijnë që të fshehin pjesën e dëmtimit që kanë bërë në pyje dhe e treta është se disa instituticione duke bërë djegjen e pyjeve krijojnë mundësinë abuzimit me pjesën e mbjelljes së pemëve të reja.”

Kaja shpreh rezerva ndaj angazhimit të pushtetit lokal por edhe të policisë që ende nuk ka vendosur para drejtësisë autorët e zjarrëvenieve

Ardit Kaja thotë se: “Bashkia Bulqizë ka qenë bashkia me problematike, ka pasur rreth 15-16 vatra zjarri. Përveç sektorit të zjarrfikëses nuk kemi pasur një anagazhim tjetër të strukturave. Po ashtu do i kërkoj dhe shefit të komisariatit të policisë rrethit Bulqizë që nga 15 raste që ka pasur deri tani të zjarrvënies nuk ka pasur asnjë autor të identifikuar.”

Zjarret në Dibër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me dhjetra hektarë pyje janë shkrumbur ndërsa në disa raste zjarret kanë kërcënuar zonat e banuara.

 

Të fundit