Flash News

KRYESORE

Prefekti i Vlorës kërkon para Metës, Ramës e Ruçit shpalljen e 3 shtatorit festë kombëtare

Prefekti i Vlorës kërkon para Metës, Ramës e Ruçit

Është duke u zhvilluar në këto momente në sheshin e Flamurit ceremonia zyrtare e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, ku marrin pjesë shumë figura të rëndësishme politike të vendit.

Gjatë fjalës së tij, prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj kërkoi që data 3 shtator të shpallet festë kombëtare.

Dua të drejtoj një kërkesë, që data 3 shtator të gdhendet si kujtesë e rëndësishme dhe ta kthejmë në festë zyrtare duke i shtuar kalendarit një luftë që u shkrua me gjak” tha ai, përballë krerëve të shtetit shqiptar.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama e cilësoi Luftën e Vlorës si më të veçantën në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj, për shkak se u fitua nga pala që ishte objektivisht e humbur.

“Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur. Nëse Pavarësia e 8 viteve përpara Luftës së Vlorës i tregoi botës se shqiptarët ekzistojnë, është Lufta e Vlorës që tregon për herë të parë se dhe shteti shqiptar ekziston dhe ka forcën të ushtrojë të drejta të barabarta në raport me çdo etnitet tjetër sovran. Për këtë themi se te Lufta e Vlorës gjendet një nga ato momentet formuese të shtetit të ri shqiptar. Kjo na bën të gjithëve që vlonjatëve t’u jemi borxhlinj dy herë, jo vetëm për Pavarësinë, por edhe për Luftën e Vlorës.

Shqipëria rrezikonte të vishej sërish me të zeza, nga Traktati i fshehtë i Londrës, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhi, edhe përmes shtypit të tyre të lirë, që në atë kohë. Një tjetër element i rëndësishëm është pjesëmarrja e jashtëzakonshme e grave në atë luftë. Ishin gratë që organizuan një rrjet shitjesh të bizhuterive për mjekime”, tha Rama.

 

Të fundit