Flash News

KRYESORE

Prej 12 vitesh e martuar, Juliana Pasha tregon se sa shumë është 'bezdisur' nga pyetja  "Kur do bësh fëmijë"

Këngëtarja Juliana Pasha është e martuar prej 12 vitesh me kitaristin e njohur shqiptar, Altin Llakajn. Por njësoj si çdo çift i martuar, as Juliana nuk i ka shpëtuar pyetjes "Kur do bëni një fëmijë". Kjo në fakt duket se e ka bezdisur disa herë këngëtaren shqiptare. E ftuar dje në "E diell" Juliana është shprehur se jo çdo gjë është në dorën e tyre: “Shqiptarët janë mësuar ta bëjnë këtë pyetje. Duket sikur do e rrisin ata fëmijën jo unë. Sa del nga dera e shtëpisë të gjithë të pyesin kur do e bësh atë fëmijë. Por jo çdo gjë është në dorën tonë, janë ca forca natyrore. Për mua e rëndësishme është që jam shumë, shumë mirë me Altinin.” Nga ana tjetër, Altini ka një vajzë nga martesa e parë që quhet Odessa.

Të fundit