Flash News

KRYESORE

Prej 4 muajsh në arrati, kalon për gjykim çështja e Agim Kajmakut

Prej 4 muajsh në arrati, kalon për gjykim çështja e Agim

Prej katër muajsh Agim Kajmaku, ish-kryebashkiak i Vorës është në kërkim por duket se gjyqi do të fillojë edhe pse pa praninë e tij.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që sot të kalojë për gjykim çështjen e tij.

Kajmaku është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Prokuroria e akuzon Kajmakun për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit. Akuzat i janë bërë në pranit të avokatit të ish-kryebashkiakut, pasi vetë Kajmaku nuk u paraqit në gjykatë dhe prej 4 muajsh është në kërkim.

Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjetër, Jorgo Toto.

Të fundit