Flash News

KRYESORE

Prej 47 vitesh është ushqyer me burani me spinaq dhe oriz, prandaj është kaq elegant Braçe

Erjon Braçe sot feston ditëlindjen e tij të 47-të dhe zv/kryeministri shqiptar ka vendosur që urimin për ditëlindjen e tij t`ia bëjë mamasë.

Përmes një postimi në Facebook, Erjon Braçe shkruan se për 47 vite mamaja e tij i gatuan të njëjtën pjatë, burani me spinaq dhe oriz si dhe perime të pjekura.

"Tamam dita kur,

Mëma bën të njëjten gjë-me ngjyra dhe shije,

si 47 vite me radhë dhe, ty te pëlqen si çdo ditë deri tek e 47-ta, sot e ne vijim!

Faleminderit mam per te 47 vitet!

Faleninderit gjithkujt nder ju per urimin!"- shkruan Braçe krahas fotos së postuar ku duket dhe ushqimi.

Braçe është një ndër politikanët që i kushtohet shumë jetesës së shëndetshme. Shpesh ai është parë dhe tek liqeni duke vrapuar.

Të fundit