Flash News

KRYESORE

Prej 5 javësh në terapi intensive te ‘Shefqet Ndroqi’, gazetari tregon si e përjetoi vetëvrasjen e dy pacientëve të prekur me covid

Prej 5 javësh në terapi intensive te ‘Shefqet Ndroqi’,

Gazetari Mark Simoni është një nga pacientët që po trajtohet prej 5 javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Duke folur për ‘news 24’, gazetari Simoni ka treguar përvojën e tij në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa shprehet i kënaqur me përkujdesjen e mjëkëve dhe infermierëve.

“Jam shumë i kënaqur me trajtimin e mjekëve. Të afërmit më mungojnë, por në kuptimin fizik, pasi këta (mjekët) janë familjarët tanë. Mbajmë celularin dhe flasim gjithë kohës me të afërmit e mi”, tha pacienti.

I pyetur se si e ka përjetuar vetëvrasjen e dy pacientëve në spitalin Covid2, gazetari tha se “E kam përjetuar ngjarjen e tyre. Është sëmundje aq e tmerrshme sa ndikojnë shumë në psikikën e njeriut. Para se të infektohesha unë bëja pjesë në kategorinë edhe të skeptikëve, edhe i pakujdesshëm ndonjëherë, pasi unë udhëtoj shumë. Nuk e di ku jam infektuar”, u shpreh gazetari, i cili përcjell edhe një mesazh: Aman ruajuni nga kjo flamë e madhe , lërini konspiracionit!

Të fundit