Flash News

KRYESORE

Prej dy vitesh pa dëmshpërblimin e premtuar nga Veliaj, Zhupa thirrje banorëve të “Astirit”: Mos u tërhiqni! Ky fat ju pret

Prej dy vitesh pa dëmshpërblimin e premtuar nga Veliaj, Zhupa thirrje

Banorët që u prekën nga ndërtimi i Bulevardit të Tiranës, edhe pse kanë kaluar dy vite që nga shembja e banesave të tyre, akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimin e premtuar nga Bashkia Tiranë.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, teksa publikon videon e qytetares Ana Alla, e cila tregon se deri më tani nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim, u bën thirrje banorëve të “Unazës së Re” që të mos tërhiqen, pasi ky fat i pret.

Reagimi i Ina Zhupës:

Kur premton Erioni Betoni një gjë, pikërisht atëherë duhet ta kuptojnë banorët e unazës së re që mos tërhiqen dhe që është mashtrim i rradhës.

Dëgjoni rrefimin e kesaj banoreje autoktone qe i eshte prishur shtepia te bulevardi i ri. Prej dy vitesh eshte injoruar nga kryemashtruesi Veliaj dhe s’ka marrë as kompesim dhe asgjë.

Ky fat do i presë dhe banoret e unazës së re dhe 400 të tjerë që pritet t’u prishen shtëpitë në Tiranë nga kjo qeveri.

Ata kanë vetëm hesapet për të mbushur xhepat e tyre, të marrin pjesën e luanit nga 40 milion euro dhe banorët në mëshirë të fatit ose ne azil. Banorët do vazhdojnë me mbështetjen e opozitës deri në fund dhe nuk tërhiqen nga mashtrimet e një kryebashkiaku në ikje.

Të fundit