Flash News

KRYESORE

Prej javësh në qendër të kritikave, Top Channel “masakron” Erjon Braçen: Ke investuar 1.3 milionë euro për pasarelën, qytetarët nuk kanë rrugë

Prej javësh në qendër të kritikave, Top Channel

Televizioni ‘Top Channel’ ka qenë prej javësh në qendër të sulmeve të deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili e ka akuzuar për abuzime dhe lajme të rreme.  Sot, ky televizion ka dërguar kamerën në fshatin Çermë të Divjakës, zonë që mbulohet nga deputeti Braçe, dhe ka pasqyruar të gjitha shqetësimet e banorëve atje.

‘Top Channel’ thekson se Qeveria ka investuar në parkun e Divjakës, një pasarelë dërrase dhe po ngrihet një kullë 30 metër e lartë me vlerë mbi 1.3 milionë euro, ndërkohë që rruga që lidh fshatin me autostradën është e mbushur me gropa dhe e vështirë për t’u kaluar.

“Banorë e fermerë thonë se këto para do të ishte më mirë t’u i investoheshin në rrugë pasi vetëm infrastruktura u sjell shitjen e produkteve bujqësore dhe zhvillimin”, thuhet në kronikën e ‘TCH’.

Erjon Braçe mburret shpesh me investimet në Çermë dhe të gjithë zonën e Divjakës, por mesa duket investimet që ai orienton si deputet , nuk përputhen me interesat e banorëve të zonës.

Të fundit