Flash News

KRYESORE

Prej kohësh në kërkim të burrit, Marsela drejt altarit

Nëse është dikush që ka rrëmbyer zemrat e gjithë publikut në konkurset muzikore, ajo është Marsela Çibukaj.

Me Marselën jemi njohur në “The Voice of Albania 1”, e cila me zërin e saj të ëmbël dhe potencën në skenë, bëri për vete gjithë publikun shqiptar. Ajo u shpall e dyta në këtë konkurs muzikor dhe publiku në atë kohë kundërshtoi shumë pasi e shihte Marselën si fituese të garës.

Që prej asaj kohe, Topi e “mbajti për vetë” këngëtaren dhe ne e shohim teksa performon në shumë emisione në Top Channel dhe kryesisht në “Top Show”.

Spikat tipi i saj shakator dhe e ftuar në disa emisione televizive shprehte dëshirën për të njohur dikë dhe se si mamaja e saj ‘tallej’ me të duke e quajtur ‘të ngelur në derë’.

Por Marsela tashmë është shumë e lumtur dhe së shpejti do të kurorëzojë dashurinë e saj. Në një intervistë për programin “Talk Talk” në “Revistaclass.al”, Marsela rrëfen se 2018-ta mund të jetë viti i saj.

“Aktualisht, është një person që po më dhuron lumturi, kështu që më pëlqen ta filloj ditën me një ‘mirëmëngjesi’ nga ana e tij”

Marsela ka rrëfyer se edhe ai është artist.

Të fundit