Flash News

KRYESORE

Prej tre vitesh në burg, 24-vjeçarja flet e penduar: Më detyroi mosha

Prej tre vitesh në burg, 24-vjeçarja flet e penduar: Më detyroi

Një 24 vjeçare në burgun e Grave në kryeqytet ka folur para kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, të cilët ishin sot të pranishëm për të diskutuar mbi amnistitë.

Redona e arrestuar për trafik të lëndëve narkotike thotë se është penduar për veprimin e bërë për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe moshës së vogël.

"Jam Redona, 24-vjeç. Jam arrestuar para tre vitesh e gjysmë pasi supozohet se po trafikoja lëndë narkotike. Jam penduar për veprën që kam bërë. Më detyroi mosha të bëja atë lloj gabimi. Gratë këtu nuk duhen paragjykuar, pasi këtu janë sjellë nga ndonjë moment nxitimi ose për shkak të faktorëve ekonomikë dhe vështirësive që kanë pasur", tha 24-vjeçarja.

Të fundit