Flash News

KRYESORE

“Prela në përgjimet e dosjes 339 të Abdylajve”, reagojnë dy prokurorët e çështjes, pas akuzave të Alibeajt

“Organet e vetingut duhet t’i japin përgjigje pyetjes: a është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave duke biseduar me kreun e bandës Astrit Avdylaj?”, kjo ishte kërkesa e Enkelejd Alibeajt ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që ka ngjallur reagimin e prokurorëve të çështjes.

Në një deklaratë për mediat  Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, akuzat e PD i konsiderojnë “të pavërteta”.

“Në lidhje me njoftimin publik të bërë të ditur nga konferencën për shtyp datë 28.01.2019 nga Z Enkelejd Alibeaj në selinë e Partisë Demokratik, se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda znj. Donika Prela rezulton e përfshirë në përgjimet e dosjes Nr. 339 në komunikim me anëtarë të grupit të Avdylajt, ju bëjmë me dije se faktet e deklaruara janë të pavërteta”, shkruhet në deklaratën e prokurorëve Vlardimin Mara dhe Dritan Prençi.

Të fundit