Flash News

KRYESORE

Premier League: Chelsea humb në shtëpi, Liverpool i falet Van Dijkut

Premier League: Chelsea humb në shtëpi, Liverpool i falet Van Dijkut

Chelsea sot humbi 0-1 në shtëpi përballë West Ham. Djemtë e trajnerit Lampard bënë një ndeshje fantastike, por nuk ishin efikasë. Ndryshe mund të flitet për miqtë, që fituan minimalisht falë një goli nga mbrojtësi Cresswell.

Liverpool, ndërkohë, varet totalisht nga mbrojtësi Virgil Van Dijk. Holandezi e do Topin e Artë dhe po bën të pamundurën për ta fituar. Ai shënoi dy gola për t'i dhënë fitoren skuadrës së kuqe. Djemtë e trajnerit Klopp fituan 2-1.

Në ndeshjet e tjera, Crystal Palace mposhti 0-2 Burnleyn, ndërsa Tottenham vijon fitoret me Mourinhon në stol, duke fituar 3-2 me Bournemouth.

Të fundit